75 Mall Live Search
23:45 / E Hënë, 04 Janar 2021 / Blerim

2 të dënuar shqiptar ngjitën në kulmin e burgut në Mitrovicën e Veriut

Rreth orës 19:00 sot në qendrën e paraburgimit në Mitrovicën e Veriut, dy të burgosur kanë arritur që të ngjitën në kulmin e këtij institucioni.

Burime të IndeksOnline mësojnë se bëhet fjalë për dy të dënuar shqiptar, të cilët këtë gjest e kanë bërë në shenjë proteste, duke kërkuar që të flasin me dikënd nga organet e drejtësisë.

Por, që të njëjtit janë kthyer prapë në burg, pasi që dikush nga prokuroria ka arritur të bisedojë me ta.

Gjithashtu në vend të ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e policisë, ndihma e parë dhe zjarrfikës./IndeksOnline