75 Mall Live Search
12:44 / E Martë, 05 Janar 2021 / OSH

Konfirmohet, nga ora 18:00 seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës

Me kërkesë të Kkyeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot prej orës 18:00 do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, me një pikë të vetme të rendit të ditës.

Marrja e vendimit për bashkëdërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës  më 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkëdërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën qendrore amerikane.

Vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Deri tani dy parti janë deklaruar se do të japin votën e tyre pro, bëhet fjalë për LDK-në dhe AAK-në.