Para ndeshjes me Milanin, edhe një lojtar i Juventusit del pozitiv me Covid-19

Një ditë para ndeshjes me Milanin edhe një lojtar tjetër i Juventusit ka dalë pozitiv me Covid-19.
Pas Alex Sandrodit, klubi ka njoftuar se edhe Juan Cuadrado është infektuar me virusin, shkruan Indeksonline.
“Klubi i futbollit Juventus njofton se, gjatë kontrolleve të parashikuara nga protokolli në fuqi, doli pozitiviteti ndaj Covidit-19 i lojtarit Juan Cuadrado . Lojtari tashmë është vendosur në izolim dhe është asimptomatik“, thuhet në njoftimin e klubit.
Nesër zhvillohet derbi i Italisë midis Milanit dhe Juventusit. /IndeksOnline/
