75 Mall Live Search
18:20 / E Mërkurë, 06 Janar 2021 / Blerim

Arrestohet të dyshuarit që therën me thikë dy persona në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Policia e Kovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për vrasje në tentativë. Rasti ka ndodhur me datë 19 Dhjetor 2020, ndërkohë që sot hetuesit policorë të sektorit rajonal të Ferizajt, kanë arrestuar dy personat  e dyshuar lidhur me  këtë vepër penale.

“Rasti ka ndodhur në magjistralen Kaçanik-Ferizaj, ku dy viktimat ishin duke lëvizur me automjetin e tyre, ku papritmas një veturë ju bllokon rrugën dhe nga vetura dalin dy persona të dyshuar dhe i sulmojnë viktimat K.T.(m/Kosovar,20 vjeç) dhe A.A.(m/Kosovar 20 vjeç),ku në këtë rast  kanë përdorur mjete të mprehta-thika, duke ju shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe pastaj të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe deri sot kanë  qenë  në arrati”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit Z.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç)dhe A.Ç.(m/Kosovar,19 vjeç) janë  intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.