75 Mall Live Search
12:42 / E Enjte, 07 Janar 2021 / OSH

Conte pas konfirmimit të Biden si president: Italia dhe SHBA do të punojnë bashkë

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për të bashkëpunuar me administratën e Joe Bidenit.

“Kongresi amerikan ka certifikuar fitoren elektorale të Joe Bidenit. Ne do të bashkëpunojmë me presidentin Joe Biden dhe zëvendëspresidenten Kamala Harris në agjendën e përbashkët globale me synim rritjen, qëndrueshmërinë dhe përfshirjen”, është shprehur Conte përmes Twitterit.

Conte është një prej liderëve të parë evropianë që ka reaguar pas konfirmimit të Bidenit si president i SHBA-së.