75 Mall Live Search
09:34 / E Premte, 08 Janar 2021 / k.v

Arrestohet një person në Prishtinë, tentoi të futej me forcë brenda një lokali

Është arrestuar një i dyshuar në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, pasi që ai ka tentuar të futej me forcë në një lokal.

Sipas pronarit të lokalit, i dyshuari kishte dëmtuar derën e hyrjes dhe nga lokali nuk mungon asgjë, transmeton IndeksOnline.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokurori ka dhënë urdhër që ndaj të dyshuarit të hapet rast për dëmtim apo asgjësim të pasurisë./IndeksOnline/