75 Mall Live Search
11:04 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Maicon kthehet në futbollin evropian, karriera e tij bie “në fund të pusit”

Douglas Maicon dikur padyshim që ishte njëri nga mbrojtësit më të mirë të krahut në botë. Ish-ylli i Monacos, Interit, Manchester Cityt, Romës dhe disa skuadrave braziliane ka vendosur të rikthehet në Evropë.

Karriera e tij ka rënë aq shumë, sa që 39 vjeçari ka nënshkruar me skuadrën e ligës së katërt italiane, Sona.

Skuadra e Serie D është një skuadër e vogël në zonën e Veronës, ndërsa qyteti Sona ka vetëm 18 mijë banorë. Këtë mëngjes mbrojtësi ka zbarkuar në aeroportin Fiumicino.

“Jam i lumtur që po kthehem në Itali. Jam i gatshëm për një aventurë të suksesshme këtu” ka thënë Maicon me të arritur në aeroport./Indeksonline/