75 Mall Live Search
11:47 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Ajaxi zyrtarizon 50 milionëshin që dështoi në Angli, por që ka shënuar sivjet golin e sezonit

Gjiganti evropian, Ajax ka zyrtarizuar blerjen e sulmuesit gjerman, Sebastien Haller.

Sulmuesi i natyralizuar gjerman ishte blerja më e shtrenjt në histori të skuadrës së West Ham, por që ka shënuar vetëm 14 gola në 52 ndeshje me skuadrën angleze.

Halleri i ka kushtuar 22.5 milionë euro Ajaxit. 26- vjeçari është bërë një nga blerjet më të shtrenjta po ashtu te gjiganti holandez.

Halleri ka shënuar pak ditë më parë golin më të bukur të sezonit në Premierligë dhe nga më spektakolarët në futbollin evropian./Indeksonline/