75 Mall Live Search
17:39 / E Premte, 08 Janar 2021 / OSH

Policia jep detaje për rastin e sulmit që i është bërë infermieres në Klinikën Infektive

Sonte në Klinikën Infektive është sulmuar një infermiere. Indeksonline raportoi se një person sulmoj infermieren pasi gjendja e  babait të tij u keqësua.

 Në lidhje me këtë, Indeksonline kontaktoi zëdhënësen e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën për një sulm fizik që ka ndodhur brenda objektit të Klinikës infektive në Prishtinë.”

“Hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme  lidhur me rastin në fjalë”, tha Ahmeti./Indeksonline/