Kongresmeni që do ta zëvendësoj Eliot Engel, vitin e kaluar kishte kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë

Përkrahësi i madh i shqiptarëve, Eliot Engel nuk do të jetë më pjesë e Kongresit Amerikan.
Vendin e tij do ta zë, Ritchie Torres. Ai po ashtu njihet si përkrahës i madh i shqiptarëve, transmeton Indeksonline.
Me 23 gusht, ai ka pasur një bisedë me Ministren e Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj. Në këtë bisedë, Torres kishte kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.

Në postimet që i kishte bërë pas bisedës, ai e quan Slobodan Millosheviqin si një nga kriminelët më të tmerrshëm në shekullin e 20-të.
“Unë fola me Ministrën e Jashtme të Kosovës për mënyrën e vendosjes së drejtësisë për viktimat e luftës që ishin vrarë në mënyrë sistematike dhe dhunuar nga kampanja për spastrimin etnik të Millosheviqit, njëri nga kriminelët më të tmerrshëm të luftës në shekullin e 20-të”
“Millosheviqi, i njohur si Kasapi i Ballkanit, emri i tij është sinonim i spastrimit etnik. Në mesin e viktimave të tij ishin edhe vëllëzërit Bytyqi, qytetarë amerikan, që ishin goditur në kokë me gjakftohtësi. Drejtësia për vëllezërit Bytyqi është vonuar shumë”, thuhej në postimet e Torres./Indeksonline/
I spoke with the Foreign Minister of Kosovo about the need to secure justice for wartime victims who were systematically murdered and raped in a campaign of ethnic cleansing by Milosevic, one of the worst war criminals in the 20th century. https://t.co/V078rdmH3k
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) August 23, 2020
Milosevic was known as the Butcher of the Balkans, his very name synonymous with ethnic cleansing. Among his murder victims were the three Bytyqi brothers, American citizens who, as captives, were shot in the head in cold blood. Justice for the Bytyqi brothers is long overdue.
— Ritchie Torres (@RitchieTorres) August 23, 2020