75 Mall Live Search
15:04 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / A. M.

Agim Aliu: Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, Ferizaj po ju pret

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka deklaruar se në këtë moment, edhe dy të lënduarit e tjerë nga shpërthimi në Ferizaj, po nisen drejt Austrisë për shërim të specializuar shëndetësor.

Ai ka falënderuar Turqinë ?? dhe Austrinë ?? që morën përsipër në tërësi shpenzimet e trajtimit, Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjithë aktorët e tjerë që në përgjigje të interesimit të vazhdueshëm të Komunës së Ferizajt, bënë të mundur kryerjen me sukses të këtij operacioni.

Image may contain: one or more people, people standing, people sitting, night and outdoor

“Shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, Ferizaj po ju pret!”, ka shkruar ai në Facebook.