75 Mall Live Search
13:39 / E Hënë, 08 Qershor 2026 / P M

Gjykata e Apelit rrëzon ankesën e Komunës së Prishtinës, konfirmohet paligjshmëria e lejes për “Parkun e aventurave”, në Gërmi

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Komuna e Prishtinës, duke lënë në fuqi vendimin që anulon lejen mjedisore për projektin “Parku i aventurave” në Gërmi.

Lajmi është bërë i ditur nga Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), e cila e cilësoi vendimin si një fitore të rëndësishme për mbrojtjen e interesit publik dhe të mjedisit.

Sipas CSL-së, përmes aktvendimit të 18 majit 2026, Gjykata e Apelit e ka refuzuar ankesën e Komunës së Prishtinës, duke konfirmuar aktgjykimin e mëhershëm të Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo e fundit kishte aprovuar padinë e organizatës dhe kishte anuluar lejen mjedisore komunale të lëshuar për ndërtimin e “Parkut të aventurave” brenda Peizazhit të mbrojtur të Gërmisë.