75 Mall Live Search
15:36 / E Shtunë, 09 Janar 2021 / OSH

Shtyhet derbi i La Ligas, shkak bora dhe stuhia

Derbi i kësaj jave në La Liga midis Atletico Madridit dhe Athletico Bilbaos është shtyrë.

Këtë e ka konfirmuar klubi i Atletico Madridit nëpërmjet një komunikate të shtypi, transmeton Indeksonline.

“Duke e parë gjendjen e jashtëzakonshme nga bora dhe stuhia në Gadishullin Iberik, duke shtuar mbylljen e aeroportit në Madrid, La Liga, në bashkëpunim me dy klubet ka marrë vendim që ta shtyjë ndeshjen midis Atletico Madridit dhe Athletico Bilbaos. Një datë e re për këtë takim do të konfirmohet gjatë ditëve në vijim në një prej vendeve të lira në kalendarin e garës”, thuhet në komunikatë.

Ndeshja ishte planifikuar të zhvillohej në orën 16:00 sot./Indeksonline/