Shkëmbi me “fshesë” te Ballkani, largon nëntë futbollistë

Nëntë futbollistë janë larguar nga Ballkani derisa drejtimin e klubit e ka marrë trajneri Blendi Shkëmbi.
Me gjashtë lojtar skuadra nga Suhareka ka ndërprerë bashkëpunimin derisa tre të tjerë i ka dërguar në huazim.
Ky është njoftimi i klubit:
Njoftim
Të dashur tifoz
Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve, duke u përpjekur për më të mirën e klubit dhe lojtarëve kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarët : Armend Rugji;Liridon Fetahaj;Roni Gashi;Melos Bajrami; Armin Bosnjak; Leorant Marmullaku
Ne si klub i falenderojm të gjithe të lartëcekurit për kontributin e dhënë duke mbrojtur ngjyrat e klubit tonë. Me këtë rast i’u urojmë shëndet dhe suksese të mëtutjshme në futboll Gjithashtu i’u njoftojme se kemi gjetur bashkpunim me klubet nga liga e parë për huazimin e lojtarëve tanë të cilët nuk kan pasur shume hapsirë ne klub, ku presim se të gjithë do të ken sjellje dhe punë profesonale
, Huazimet:Albin Berisha (Liria FC);Endrit Asllanaj (FC Malisheva);Bleon Sekiraqa (FC Malisheva).
Na priftë e mbara Suharekë