Reshjet në Kosovë, evakuohen disa familje në Rahovec

Në disa fshatra të Rahovecit janë evakuuar disa familje, shkaku i reshjeve të shiut pa ndërprerë e që kanë përmbytur shtëpitë e tyre.
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, derisa ka bërë të ditur për evakuimin e familjeve ka kërkuar që të bëhet durim dhe se gjithë këtë situatë janë se bashku.
“Ju lusim për durim, pa panik jemi bashkë. Në këto orë të vona, tashmë kur situata nuk është edhe aq e mirë për shkak të problemeve që po na sjellin reshjet, sidomos në Sapniq, Fortesë, Ratkoc etj…, më lejoni t’ju informoj se jemi duke bërë çdo gjë të mundshme për t’ju dalim në ndihmë. Dy familje janë evakuuar sonte nga fshati Sapniq. Po ashtu edhe dy familje nga fshati Fortesë, e disa familje edhe nga fshati Pataqan i Poshtëm. E tëra kjo pasi shtëpitë e tyre janë përmbytur, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut”, ka shkruar Latifi pak orë më parë.
Ndërkohë ai ka treguar se gjatë natës ekipet komunale kanë qenë në aktivijtet për të intervenuar në terrenet e vërmbytura.
“Ndryshe, ekipet komunale të gjitha niveleve janë në terren të përgatitur për secilin intervenim të mundshëm. Ju lutem pa panik, reshjet pritet të pushojnë në orët e hershme të mëngjesit. Deri atëherë kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj që ta tejkalojmë edhe këtë situatë”, ka shkruar Latifi.