75 Mall Live Search
09:00 / E Hënë, 11 Janar 2021 / C E

Holyfield-Tyson, bisedime për të zhvilluar triologjinë 24 vite nga sfida e fundit

Mosha e të dyve mbledhur së bashku është 112 vjeç, por kjo nuk do të pengojë dy ikonat e peshës së rëndë në boks që të përballen midis tyre.

Bëhet fjalë për Mike Tysonin (54 vjeç) dhe Evander Holyfieldin (58 vjeç), që janë gati të përballen sërish midis tyre.

Holyeld është boksieri i vetëm në botë që e ka mundur dy herë Tysonin në dy duelet e tyre. Gjithsesi, kjo sfidë e përjetshme midis tyre duket se do të ketë edhe një akt të tretë, që me shumë gjasa do të zhvillohet këtë vit.

Këtë gjë e konfirmoi Holyfieldi, që e ka mundur Mike Tysonin në vitet 1996 (me KO) dhe 1997 (ndërprerje të duelit pasi Tysoni kafshoi veshin e rivalit).

“Jemi duke biseduar me staf dhe Miken dhe po pres një përgjigje prej tij”, tha Holyfieldi.

“Stafet tona janë duke biseduar për një duel midis nesh. Unë kam kohë që stërvitem për këtë duel. Mendoj se do të biem dakord, ndaj dua të jem gati. Po bëj më të mirën për të qenë gati për atë sfidë”, tha Holyfieldi.

Më tej, ai tha: “Bëhet fjalë për një duel të madh midis dy legjendave. Unë mendoj se kjo sfidë midis nesh do të gjenerojë 200 milionë dollarë. Mike e ka marrë mesazhin tim. Do të jem i lumtur nëse Mike pranon të duelojë me mua”, u shpreh Holyeldi.