LIVE/ Drini del nga shtrati, merr me vete restorantet në Volljakë

Lumi Drin ka dalë nga shtrati në Volljak të Klinës, raporton IndeksOnline.
Restoranti “Guri i Zi” që ndodhet buzë rrugës Klinë-Gjakovë, është mbushur përgjysmë me ujë, ndërsa dëmet materiale janë tejet të mëdha.
Ekipi i IndeksOnlinet ka qëndruar në këtë zonë për të parë nga afër situatën e krijuar pas vërshimeve.

Nuk është njoftuar për viktima në njerëz, kurse gjendja është tejet shqetësuese në rajonet: Malishevë, Klinë e Drenas./IndeksOnline/

