Situatë e tensionuar në Lazio, Strakosha del kundër Pepe Reinas, largohet nga stërvitja

Situata në Lazio nuk është aspak e mirë. Dy portierët, Pepe Reina dhe Thomas Strakosha kanë krijuar armiqësi me njëri-tjetrin.
Sipas mediumit Italian “Cittaceleste”, ka zbuluar se portiere shqiptar nuk është i kënaqur që Pepe Reina po starton para tij.
Në ndeshjen e fundit kundër Parmës, Strakosha nuk u ftua fare me arsyetimin se kishte një lëndim, transmeton Indeksonline.
Por, e vërteta qëndron se gardiani shqiptar nuk u ftua për shkak të sjelljeve. Besohet se Strakosha pasi mori vesh që Reina do të startoj kundër Parmës, kishte hedhur dorezat dhe ishte larguar nga stërvitja.
Strakosha ka kontratë deri në vitin 2022, por me gjasë nuk pritet ta vazhdoj./Indeksonline/