Driton Kuka ju përshëndet nga Katari me treshen e fantastike të Kosovës: “Tri copa n’mazë”

Sot ka qenë një ditë fantastike për xhudon dhe sportin kosovar.
Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në “World Judo Masters” në Doha të Katarit, transmeton Indeksonline.
Kurse, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova fitoan medaljen e bronztë.
Pas triumfit të madh, trajneri i njohur, Driton Kuka ka publikuar fotografi me treshen fantastike.
“Tri copa n’mazë! World Judo Masters ! Ndër ditët më të bukura në jetën time sportive si trener! Treshja e çmendur ju përshëndet nga Doha!”, ka shkruar Kuka në postimin e tij./Indeksonline/