Sot 1 vit Barça e shkarkoi Valverden, statistikat thonë se vendimi doli i gabuar!

Barcelona e ka shkarkuar saktësisht 1 vit më parë Ernesto Valvderden, nga posti i trajnerit. Statistikat tregojnë se vendimi doli të jetë i gabuar.
Quique Setieni dhe Ronald Koemani kanë qenë dy emrat që Barcelona i ka ulur në pankinë dhe që të dytë nuk kanë treguar rezultate të mira.
Valverde udhëhoqi 145 ndeshje si trajner i Barçës, duke arritur 97 fitore, 32 barazime dhe 16 humbje. Ky sfond përfaqëson një përqindje prej 67% të fitoreve.
Setieni kishte pasur rezultat prej 64% të fitoreve, ndërsa Koemani ka aktualisht masatare prej 62%./Indeksonline/