75 Mall Live Search
12:56 / E Martë, 12 Janar 2021 / OSH

Tahiri: Vushtrria sot është zgjuar me vërshime, do të kërkojmë ndihmë nga Qeveria për kompensim të dëmeve

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se qytetarët e kësaj ane, sot janë zgjuar me vërshime nga lumi Silnica.

Tahiri ka thënë se po bëjnë përpjekje maksimale të t’u dalë në ndihmë të gjithë banorëve, transmeton IndeksOnline.

Ai ka thënë se për dëmet e shkaktuara, do të kërkojnë ndihmë nga Qeveria, për konpensim e tyre.

Image may contain: outdoor and water

Shkrimi i tij i plotë:

Vushtrria sot është zgjuar me vërshime nga lumi Silnica dhe gjendje të rënduar të ekonomive familjare dhe banorëve në pjesën e qytetit, afër lumit Silnica!

Ekipet emergjente, mjekësore dhe FSK-ja kanë evakuar banorët. Po bëjmë përpjekje maksimale për t’u dalë në ndihmë, gjendja është e rënduar edhe tani.

Do të kërkojmë nga Qeveria kompensim të dëmit banorëve.

Shkolla fillore “Naim Frashëri”, në qytet është duke u bërë gati për strehim për qytetarët që kanë nevojë.

Zoti na ndihmoftë!