John: Po pres që të ma vazhdojnë lejen e qëndrimit në Kosovë

Prishtina ka filluar përgatitjet për stinorin pranveror që një javë. Por në asnjë seancë nuk ka qenë i pranishëm sulmuesi Oto John.
Nigeriani tregon arsyet pse nuk ka pasur mundësi të stërvis këtë vit.
“Jam ende në Nigeri me pushime dhe po pres që të më vazhdohet leja e qëndrimit në Kosovë. Kam pasur disa punë edhe me pasaportën time këtu. Sigurisht që do të rikthehem gjatë ditëve në vazhdim për tu bashkuar ne Prishtinën” deklaroi John për Indeksonline.
22 vjeçari është golashënuesi më i mirë i Prishtinës në këtë edicion të Superligës me 7 gola.
/Indeksonline/