75 Mall Live Search
21:10 / E Martë, 12 Janar 2021 / C E

Po shkëlqen në Ligën e parë, skuadrat e Superligës turke të interesuara për Manajn

Arb Manaj është duke bërë shumë mirë në Ligën e parë turke, te skuadra e Ankara Keçiörengücü.

Ish-sulmuesi i Trepça ’89 ka shënuan 6 gola në 12 ndeshje duke u bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën.

Në një intervistë për Indeksonline, futbollisti nga Klina ka zbuluar se shumë skuadra të Superligës turke kanë shprehur interesim për të.

“Nuk e di a do të lëvizi gjatë janarit. Interesim ka pas nga 2 3 klube te Superligës”, ka thënë Manaj. /IndeksOnline/