Bayerni eliminohet nga Kupa e Gjermanisë
Bayern nuk arrin të mposhtë Holstein Kiel në penallti, dule ky që u zhvillua në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Klubi gjerman nga liga e dytë Holstein Kiel tregoi shpirt luftarak gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u dorëzua deri në fund.
Marc Roca, lojtari i Bavarezëve, nuk arriti që të shënojë penaltinë e 6-të për klubin, me ç’rast edhe u eleminuan nga DFB Pokal, ndërsa Fin Bartels konkretizoi penaltinë për ta dërguar klubin përpara.
Me këtë fitore, Kiel tani kalojnë në raundin tjetër të garës, konkretisht në 1/8-tën e finales.
?-Momente! ?#DFBPokal #KSVFCB #BERLIN2021 pic.twitter.com/Taonxbwou9
— DFB-Pokal (@DFB_Pokal) January 13, 2021