75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Pochettino ëndërron një super treshe sulmuese, nuk është Lionel Messi!

Mauricio Pochettino ka filluar të mendoj për afatin e verës.

Trajneri argjentinas para pak ditëve fitoi kupën e parë me skuadrën e tij të re, Paris Saint-Germain, transmeton IndeksOnline.

Ende pa përfunduar sezoni, apo pa e nisur mirë sezonin, Poch po i mendon prurjet e reja në afatin e verës.

Ashtu siç shkruajnë mediat në Francë, Pochettino ka kërkuar nga agjentët e tij të fillojnë bisedimet me Kun Agueron. Sulmuesi i Manchester Cityt, të cilit i skadon kontrata në fund të muajit qershor të këtij viti.

Edhe pse Lionel Messi është i lidhur ngushtë për një transferim në PSG, për Pochettinon ëndrra e tij e sulmit për sezonin e ri është: Neymar, Aguero dhe Mbappe.

Përveç Agueros, Pochettino ka kërkuar ta sjellë në skuadër edhe ish-futbollistin e tij te Tottenham Hotspur, Dele Alli./IndeksOnline/