75 Mall Live Search
22:09 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

“Guxo” hap zyrë në këtë qytet të Kosovës

Një zyrë e Listës Guxo, është hapur tashmë në Lipjan.

Kështu ka bërë të ditur bashkëpunëtori i formueses së kësaj liste, Haxhi Avdyli.

Avdyli ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se e kanë hapur tashmë zyrën e Listës Guxo, në Lipjan.

Ushtruesja e detyrës e presidentes së Kosovës dhe udhëheqësja e kësaj liste, Vjosa Osmani nuk ishte e pranishme në hapjen e kësaj zyre, por Avdyli u prit nga bashkëpunëtorët e saj atje.

“Lipjani hapë zyrë për Listën Guxo #meVjosën. Bashkë me nikoqiren avokaten Gresa Bytyçi, dr. Burim Karametën, Valon Krasniqin e Artan Hoxhën bashkëbiseduam me guximtarët e Lipjanit”, shkruan Avdyli në Facebook.