KB Rahoveci pa problem ndaj Vëllaznimit

Skuadra kosovare, KB Rahoveci ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 15’të të Superligës së Kosovës në basketboll.
Liderët fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 73-67, shkruan IndeksOnline.
Më i miri te vendasit ishte amerikani Jones me 24 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Paraqitje të mirë te Rahoveci kishte edhe Traylor me 22 pikë, 4 kërcime dhe 3 asistime.
Kurse te mysafirët më i miri ishte Hortman me 17 pikë, 8 kërcime dhe 6 asistime.
Rahoveci ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj KB Peja, kurse Vëllaznimi luan si vendas ndaj Prizrenit./IndeksOnline/