Ozili e konfirmon, po shkon në Fenerbahçe…

Telenovela Ozil-Fenerbahçe duket se i ka ardhur fundi, pasi lojtari turk sot pothuajse e konfirmon kalimin në Superligën e Turqisë.
Sot qarkulluan lajmet se Mesut Ozil ka arritur marrëveshje me Arsenalin për shkëputje të kontratës, shkruan IndeksOnline.

Dhe nuk po vonohet shumë, edhe Fenerbahce edhe lojtari po japin sinjalet e para të transferimit ‘bombë’.
Në Twitter, si lojtari ashtu edhe klubi kanë njoftuar se diçka pritet të ndodhë gjatë këtyre orëve. S’ka çka të ndodhë tjetër, pos transferimi i Ozilit te klubi i Fenerit./IndeksOnline/