75 Mall Live Search
22:56 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Bogujevci publikon fotografi me Vasfije Krasniqin: Nderë të jemi në një listë të përbashkët

Saranda Bogujevci dhe Vasfije Krasniqi janë kandidate për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nga ana e saj, Bogujevci ka thënë se Vasfija është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit, transmeton IndeksOnline.

“Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë:

Është nderë të jesh pjesë e të njëjtës listë të përbashkët me Vasfijen.

Është fat i madh që do ta kemi Vasfijen në parlamentin e Republikes së Kosovës.

Vasfija nuk është vetëm e mbijetuar, por është një grua që dhimbjen dhe përvojën e saj e shndërron në aktivizëm për të ngritë zërin e grave të vendit që përjetuan dhunën më brutale të luftës së fundit.

Të kesh zërin e Vasfijes në kuvend është gjeja më e fuqishme në historinë e vendit tonë.