75 Mall Live Search
11:12 / E Martë, 19 Janar 2021 / OSH

Në banakun e një lokali në Prishtinë policia gjen dhe konfiskon një pistoletë, me 6 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi në banakun e lokalit të tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6 fishekë.

“ARMËMBAJTJE PA LEJE rr. “28 Nëntori”, Prishtinë 18.01.2021-00:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në banakun e lokalit të tij i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës. /IndeksOnline/

Foto- ilustrim