Arrestohet i kërkuari për vjedhje grabitqare në Pejë
Policia e Kosovës – Stacioni policor nё Pejë, sot rreth orёs 11:00, ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore e Pejës për veprën penale:”Vjedhje grabitqare”.
I arrestuari është V.K., i lindur më 1987.
Njësitet relevante të Stacionit policor në Pejë kanë arrestuar të kërkuarin e lartcekur në rrugёn “Mbreteresha Teutё”, në Pejë.
Ai pas arrestimit ёshtё dёrguar nё ndalim policor për t’u intervistuar para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Pejë.