Vaki kosovare/ Nreca dje u prezantua te Fushë Kosova, sot te Rahoveci

Faqja zyrtare e KF Fushë Kosovës e prezantoi futbollistin Nue Nreca, të hënën si përforcim të ri në afatin kalimtar.
Futbollisti kishte pozuar me një zyrtar para logos së klubit.
Por duket se diçka ka shkuar keq gjatë procesit të marrëveshjes dhe Fushë Kosova e ka fshirë postimin nga Facebooku.

Vetëm 24 orë më vonë, Nreca shihet i lumtur deri sa prezantohet te Rahoveci.
/Indeksonline/
