Vetaksident i rëndë në hyrje të Fushë Kosovës, shikojeni ku përfundon vetura
Një vetaksident trafiku ka ndodhur rreth orës 05:00 në Bresje të Fushë- Kosovës.
IndeksOnline ka siguruar video të këtij aksidenti, ku shihet një veturë teksa del nga rruga dhe përplaset me një automjet kombi.
Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar edhe Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë rajonale të Prishtinës.
“Rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person. Ai është dërguar për trajtim mjekësor”, ka deklaruar Ahmeti.
Me rastin është marrë njësiti i trafikut rajonal/IndeksOnline/