75 Mall Live Search
23:32 / E Shtunë, 23 Janar 2021 / Blerim

Sokratis gjen skuadër të re, nuk është Fenerbahçe

Mbrojtësi i njohur, Papastathopoulos Sokratis ka gjetur skuadrën e re pas largimit nga Arsenal.

Sokratis para disa dite ndërpreu zyrtarisht kontratën me klubin ‘topcinj’, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse ishte në bisedime me klubin turk, Fenerbahce, Gianluca Di Marzio sonte zbuloi se Sokratis do të rikthehet në Greqi, te Olympiacos.

Kujtojmë që Sokratis kishte luajtur në Greqi gjatë vitit 2005/2008 në klubin e AEK-ut./IndeksOnline/