LDK: Osmani kërcënoi KQZ-në për favorizimin e VV-së

Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me vërejtjet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, që i ka bërë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatja për deputete nga LDK, Ardita Dushi, ka thënë se Vjosa Osmani e ka kërcënuar KQZ-në, njofton Klan Kosova.
“Dje është kërcënuar KQZ – ky është një institucion i pavarur që nuk guxon të cenohet. KQZ është kërcënuar nga ata që janë të obliguar ta mbrojnë atë”.
“Është shkelje për dy arsye: [1] ndërhyrjeje në pavarësinë e saj dhe [2] tentim për favorizim të një grupi politik – kjo ndodhë për herë të parë në Kosovë”.
“Kosova tashmë ka ndërtuar një traditë në respektimin e institucioneve. LDK kërkon nga të gjitha institucionet dhe KQZ që mos të ndikohen nga kërcënimet – pavarësisht se nga kush vijnë atë”.
“I garantojmë qytetarët se këto kërcënime do të marrin fund me 14 shkurt”.
“LDK i garanton qytetarët e Kosovës se vullneti i tyre i lirë nuk do të mund të ndryshohet nga kërcënimet dhe linçimet. Shteti duhet respektuar në plotësi – shteti duhet ruhet sepse është i shenjtë”.