Huqja e vitit vjen nga Cristiano Ronaldo
Real Madridi nuk e ka nisur mirë sezonin e ri në La Liga dhe ishte afër që të lëshonte pikë të tjera.
Los Blancos triumfuan me vështirësi 2:1 ndaj Getafes në chiron e tetë falë golit të Cristiano Ronaldos në minutën e 85’të, shkruan Gazeta Express.
Por, nëse portugezi nuk do të kishte shënuar në këtë rast, do të ishte shndërruar në fytyrë tragjike për Los Blancos dhe do të ishte ndoshta fajtori kryesor për ndonjë barazim apo humbje.
Kjo për faktin se katër herë fituesi i Topit të Artë dështoi të shënojë në portën e boshatisur, diçka që nuk i ka ndodhur Cristianos.
Sido që të jetë, pas këtij dështimi, Ronaldo më vonë gjeti golin, që doli të jetë i tri pikëve për ekipin e Zinedine Zidane. /Gazeta Express/