Gentijana nga Prizreni qe 5 ditë është zhdukur, ende nuk dihet vendodhja e saj

Janë bërë plotë 5 ditë që nga zhdukja e 15 vjeçares nga Prizreni, Gentijana Mustafa.
Ajo u nisë të premten e 22 janarit për në shkollë, por që nuk u kthye si zakonisht, më në shtëpi.
IndeksOnline ka kontaktuar sot gjatë ditës me zyrtarë të policisë së Kosovës, për rajonin e Prizrenit, mirëpo të njejtit thonë se ende nuk ka ndonjë zhvillim lidhur me zhdukjen e saj.
“Ende nuk ka asgjë të re, posa të dijmë diçka rreth kësaj çështje do t’iu njoftojmë”, ka thënë Shaban Osmanollaj për IndeksOnline.
Gentijana ishte në klasë të 9-të në shkollën “Ibrahim Fehmiu”, në Arbanë.
Të gjithë ata që e kanë parë Gentijanën, apo edhe kanë ndonjë informacion familjarët bëjnë apel të lajmërohen në këta numra të telefonit: 044316673 dhe 044191743.
