75 Mall Live Search
12:01 / E Enjte, 28 Janar 2021 / C E

Milazim Krasniqi: A kanë filluar hetimet për kërcënimin e zyrtares së KQZ-së?

Me 21 janar, Indeksonline raportoi se një zyrtare e KQZ-së (emër i njohur për redaksinë) është kërcënuar nga Alim Rama, anëtar i KQZ-së nga radhët e Vetëvendosjes.

Ajo në ankesën e saj drejtuar kryeshefit ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se Rama i kishte kërkuar që t’ia jepte kërkesën e dërguar në Këshill Prokurorial në lidhje me personat që kanë të drejtë të marrin pjesë në lista zgjedhore, por se ajo i kishte thënë se këtë duhej ta bënte në formë zyrtare përmes e-mailit apo në forma të ndryshme përmes udhëheqësve në SKQZ.

Për këtë ka reaguar edhe profesori Milazim Krasniqi, i cili ka kërkuar që kjo të mos kalohet në heshtje.

Nuk e di a e ka demantuar ndokush, ose a është filluar procedura hetimore për këtë rast. Por në heshtje nuk do të duhej të kalohej”, ka shkruar Milazim Krasniqi. /IndeksOnline/