Arrestohet shqiptari në kufi me Kosovën, ia dha 40 euro policit për ta futur në Kosovë

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar para dy dite pas orës 22:00 në pikën kufitare të Kosovës në Vermicë, shkruan IndeksOnline.
Sipas raportit 24-orësh të policisë ai dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim, por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jepte 40 € zyrtarit policor për t’u futur në Kosovë.
PKK Vërmicë 27.12.2018 – 22:40. “Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë pasi që ai dy herë kishte tentuar të futej në Kosovë pa letërnjoftim, por një gjë e tillë nuk i është mundësuar dhe në herën e tretë i dyshuari ka tentuar t’ia jepte 40 € zyrtarit policor për t’u futur në Kosovë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë”, tha ai./IndeksOnline/