U KRY/ El Shaarawy po kthehet në Serie A, paraqitet në testet mjekësore

Futbollisti, Stephan El Shaarawy po kthehet zyrtarisht në futbollin italian, Serie A.
28-vjeçari është paraqitur sot në testet mjekësore te skuadra e AS Roma, shkruan IndeksOnline.
Sulmuesi pritet të rikthehet te Roma pas aventurës në Kinë, te skuadra e Shanghai Shenhu – ku bëri afro 20 paraqitje.
Italiani ishte pjesë e Romës gjatë viteve 2016-2019.

“A jam i lumtur? Sigurisht që po. A jam i gatshëm? Patjetër që po”, është shprehur futbollisti para prezantimit te romakët./IndeksOnline/