75 Mall Live Search
11:27 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Tahiri pas prishjes së koalicionit me VV: Nuk votuan Planin e Rimëkëmbjes, do të qeverisim vetëm

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në një konferencë shtypi, ka thënë se LDK-ja, do të qeverisë e vetme në këtë komunë deri në fund të mandatit, pa ndonjë koalicion të ri, shkruan IndeksOnline.

Tahiri theksoi se arsyeja e vetme e prishjes së koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje është mospërkrahja e Planit të rimëkëmbjes ekonomike në Vushtrri.

“Ne do të vazhdojmë të qeverisim të vetëm pa asnjë koalicion të ri me asnjë subjekt tjetër deri në fund të mandatit dhe ftoj qytetarët ashtu siç na kanë besuar deri tani të vazhdojnë të na mbështesin.

Arsyeja e vetme që unë kam vendosur të ndërpres këtë vendim është mospërkrahja e Planit të rimëkëmbjes wkonomike të Vushtrrisë. Me arsyetimin se nuk e kemi lexuar planin, duke e shtyrë për një afat tjetër, nuk është e qëndrueshme”, tha ai./IndeksOnline/