Barcelona do të luaj me ekipin e kapitenit të Kosovës në çerekfinale

Është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë. Barcelona do të jetë mysafire e Granadas.
Te këta të fundit angazhohet kapiteni i Kosovës U21, Eris Abedini.
Dueli do të zhvillohet më 3 shkurt dhe luhet vetëm një ndeshje eliminuese, shkruan Indeksonline.
Çiftet e tjera çerekfinale janë këto:
Real Betis vs. Athletic Club
Levante UD vs. Villarreal CF
UD Almería vs. Sevilla FC.
/Indeksonline/