E konfirmon Jurgen Klopp: Na duhet një mbrojtës

Skuadra e Liverpoolit është në gjendje të keqe në fazën defansive.
Kampioni aktual i Premierligës ka afat edhe 3 ditë (me sot) për ta finalizuar një transferim, shkruan IndeksOnline.
Matipi ishte mbrojtësi i fundit që pësoi një lëndim mbrëmë në ndeshjen, Tottenhami-Liverpooli.
Gjatë konferencës së shtypit, trajneri gjerman Jurgen Klopp tha se do të përpiqen për ta realizuar një transferim gjatë miniafatit.
“Ne do të përpiqemi. Do të ishte qesharake nëse mendoni se Liverpooli është në gjendje të mirë në këtë situatë. Ne përpiqemi, por asgjë nuk ka derisa të ndodhë diçka”, ka thënë Kloppi.
Kujtojmë se dy emra të mbrojtës që përmenden në mediat britanike, janë: Neven Subotiqi dhe Shkodran Mustafi./IndeksOnline/