Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Resul Shalën

Policia e Kosovës – Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime të tjera të personit të kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është: RESUL (Ramadan) SHALA i lindur më 28.12.1999 nё R. e Serbisё.
I denuari është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope apo analoge”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, ta lajmërojë Policinë e Kosovës apo të paraqitet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria rajonale Pejë
- E-mail adresa: info@kosovopolice.com