75 Mall Live Search
21:05 / E Premte, 29 Janar 2021 / Blerim

Drejtoresha shpërndanë “Fake News” për Majlinda Kelmendin, reagon Toni Kuka

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Pejë, Xheneta Syka ka postuar një fotografi të Kampiones Olimpike, Majlinda Kelmendi, ku ka bashkuar fotografinë e saj me ish-presidentin tashmë të ndjerë, Ibrahim Rugovën.

Në fotografi shkruhej kinse, Majlinda Kelmendi do ta votojë LDK-në në zgjedhjet e muajit shkurt, shkruan IndeksOnline

No description available.

Pas këtij shkrim, ka reaguar menjëherë trajneri i xhudos, Driton Kuka, ku ka mohuar se Majlinda të ketë aderuar në ndonjë parti politike.

Madje, ai thotë se Majlinda dhe ekipi i tij i xhudos janë i të gjithë Kosovës dhe mbarë popullit.