75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 30 Janar 2021 / OSH

Albin Kurti s’ia lëshon numrin “1” askujt edhe pas vendimit të Supremes

Lëvizja Vetëvendosje do të shkojë pa bartës të listës në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është duke mbajtur mbledhjen e radhës e ku është duke u diskutuar rreth certifikimit të partive politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 14 shkurtit. Drejtori i Zyrës për Certifikimi të partive politike ka njoftuar se katër parti politike kanë lajmëruar në KQZ, se do t’i mbajnë listat e kandidatëve ashtu siç kanë qenë, pra pa ndryshime

Vetëvendosje kësisoj ka vendosur që ta mbajë listën ashtu siç e ka pasur.

Po ashtu, të njëjtin vendim e ka marrë edhe Nisma, PDAK dhe AAK.

Nga KQZ kanë bërë të ditur se hapësirat e numrave të kandidatëve që nuk janë certifikuar do të hijezohen në atë formë që të mos ketë  vota të shkuara huq dhe të mos shkaktohet konfuzitet.