I dënuar me 11 vite burg për vrasje, arrestohet pas 10 vitesh ish-efektivi i FNSH-së

Ish-efektivi i FNSH-së Ylli Ceka, i dënuar në 2016 me 11 burg për vrasjen e Edvin Voglit në zonën e Freskut në Tiranë u arrestua mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij pas marrjes së informacionit nga efektivët e Shqiponjave në Shkodër. Ceka ka qenë në një lokal në lagjen Serreq të Shkodrës dhe në momentin që ka dalë, ai është arrestuar nga policia.
Report Tv bën me dije se gjatë kontrollit fizik të bërë nga ana e efektivëve, Cekës i është gjetur dhe distinktivi që ka pasur si pjesë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Vrasja ka ndodhur në vitin 2010 në zonën e Freskut në Tiranë ku pas një zënke ku kanë marrë pjesë dhe vëllezërit e Ylli Cekës, ky u fundit ka qëlluar me armë drejt Voglit.
Edvin Vogli u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra e për pasojë ndërroi jetë. Shkak i këtij konflikti është bërë një çështje për pronën. Dënimi nga Gjykata e Tiranës për Cekën është dhënë në shkurt të 2016-ës.
“Gjykata e Tiranës deklaroi fajtor dhe dënoi me 11 vite burg ish-policin e repartit 712, Ylli Ceka. Kohë më parë ai së bashku me vëllezërit pas një zënke banale në zonën e Freskut, plagosi rëndë një shtetas, i cili më pas gjetui vdekjen në spital. Në vendim gjykata cilëson: Deklarimin fajtor të pandehurit Ylli Ceka, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me dashje” dhe në bazë të nenit 76 të Kodit Penal dënimin e tij me 10(dhjete) vjet burgim. 2. Deklarimin fajtor të pandehurit Ylli Ceka, akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Mbajtje pa leje të armës dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal (para ndryshimeve të ligjit Nr.144/2013) dhe në bazë të nenit 278/2 të Kodit Penal dënimin e tij me 2(dy) vjet burgim. 3. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, të caktoj një dënim të vetëm ndaj të pandehurit Ylli Ceka duke e dënuar përfundimisht me 11(njembedhjete) vjet burgim. -Vuajtja e denimit fillon nga dita e ekzekutimit te ketij vendimi. 4. Detyrimin e të pandehurit Ylli Ceka për të paguar shpenzimet proceduriale gjatë hetimeve paraprake në vlerën prej 75 000” – thuhet në vendimin e gjykatës.