75 Mall Live Search
20:30 / E Hënë, 01 Shkurt 2021 / OSH

Rama për vaksinat anti-Covid: Nuk mund t’ia dhurojmë Kosovës, 50 mjekë i presim në Tiranë për t’u vaksinuar

Në Shqipëri tashmë kanë arritur dozat e para të vaksinës anti-Covid nga kompania farmaceutike amerikane Pfizer. Në janar të këtij viti, kryeministri Edi Rama pati deklaruar se një sasi e vaksinave do t’i dhurohet Kosovës, për të vaksinuar punonjësit shëndetësorë, shkruan IndekOnline. Por kjo gjë nuk do të mund të bëhet.

Në Shqipëri tashmë kanë arritur 1 mij e 70 dozat e para të kësaj vaksine. Por as edhe një dozë e vetme nuk do t’i dhurohet Kosovës. Sipas kreut të qeverisë shqiptare kompania nuk lejon dhurimin e dozave, por mjekët nga Kosova mund të vijnë e të vaksinohen në Tiranë. Rama më tej tregoi se shumë shpejt do të vijnë dhe doza të tjera që do jenë rreth 40 mijë.

Rama më tej tregoi se shumë shpejt do të vijnë dhe doza të tjera që do jenë rreth 40 mijë.

“ Po ashtu unë nuk e kam harruar që kemi marrë një zotim për të ndihmuar Kosovën, por rregullat tepër strikte dhe kufizimet e forta që kompania Pfizer ka vendosur, e ka bërë të pamundur që ne të dhurojmë doza vaksinash, ama nuk e bëjnë të pamundur që ne të ofrojmë vaksinim për një numër mjekësh të spitalit të Covid, gjë që do të bëhet këtu.”, tha Rama.