Policia jep detaje për zjarrin në Bogë: S’ka persona të lënduar

Sonte në fshatin Bogë një vilë dhe një lokal ka marrë flakë, shkruan IndeksOnline.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rjaonin e Pejës, Fadil Gashi për IndeksOnline ka thënë se nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale.
“Rreth orës 18:45 Policia është njoftuar për një zjarr në një kafiteri në Bogë. Lokali është djegur tërësisht. Në vend të ngjarjes kanë dalë Policia, Zjarrfikësit dhe është duke u hetuar rasti. Persona të lënduar nuk ka. Vetëm dëme materiale”, tha ai./IndeksOnline/