75 Mall Live Search
08:50 / E Mërkurë, 03 Shkurt 2021 / OSH

Anija kozmike e Elon Musk shpërthen përsëri, “digjen” 40 milionë dollarë!

Anija kozmike e Space X ka dështuar përsëri. Në provën e radhës pa pilot të anijës kozmike, prova dështoi njëjt si në dhjetor duke shpërthyer pak sekonda pasi ajo u ngrit në ajër.

Fluturimi i fundit pa pilot i SpaceX i Starship – i projektuar për të transportuar ngarkesa dhe njerëz në Hënë dhe Mars thuhet sipas kompanisë se është vetëm një hap larg suksesit, shkruan Indeksonline.

Elon Musk ka thënë se janë afër perfeksionit dhe pavarësisht shpërthimit kompania është e kënaqur me provën.

Por, kostoja e kësaj prove është plot 40 milionë dollarë, shumë kjo e përballuar nga Musk që është njëri nga personat më të pasur në botë./Indeksonline/